Pasuria e sekuestruar e Enver Hoxhës, publikohen inventarët
Zbardhet lista në prag të 100-vjetorit të lindjes së diktatorit
Petrika GROSI
Ndërsa jemi në prag të 100-vjetorit të lindjes së Enver Hoxhës, (16 tetor ‘08) datë që do të festohet e përkujtohet nga komunistët shqiptarë dhe nga familja Hoxha në mënyra të ndryshme, kemi mundur të sigurojmë listën e pasurisë dhe dhuratave të sekuestruara nga Muzeu Enver Hoxha, si edhe pamje origjinale të disa prej sendeve kryesore që prehen sot e kësaj dite në bodrumet e nëndheshme të Piramidës. Historia fillon atëherë, kur me rastin e 80-vjetorit të lindjes së Enver Hoxhës, si asnjëherë tjetër më parë u inagurua në zemër të kryeqytetit muzeu madhështor me sendet dhe historinë e liderit komunist. Në këtë muze u ekspozua e gjithë “pasuria” e familjes që kishte lidhje me jetën e diktatorit, por që pas rrënies së sistemit dhe hyrjes së pluralizmit në fuqi, muzeu u shkri, bustet dhe një pjesë e mirë e kësaj pasurie u shkatërrua, u transferua e u vodh, apo humbi nëpër bodrumet e Muzeut Historik Kombëtar, si dhe në bodrumet e Piramidës ku një pjesë e këtyre objekteve gjenden edhe sot mes mykut, pluhurit dhe ndryshkut të harresës. Në muze kishte me qindra dhurata që i ishin bërë Enver Hoxhës nga artistë, punëtorë, ndërmarrje artistike, etj., të cilat nuk dihet se ku kanë përfunduar. Duke pasur parasysh periudhën e varfër të viteve ’90, këto objekte ishin të një vlere dhe rëndësie të konsiderueshme, e kjo jo vetëm monetare. Gazeta “Albania” ka mundur të sigurojë inventarin e sendeve të sekuestruara të Enver Hoxhës, i cili përmban siç thamë me qindra sende me vlerë për kohën, që sot për sot në dokumenta figurojnë si pronë e Ministrisë së Turizmit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve, ndërsa si pronësi janë në kërkim nga familja Hoxha. Lista përmban 466 grupime të ndara në 616 kartela me sende të ndryshme në një ose më shumë kopje. Në të gjen që nga karriget e kashtës, tavolinat e gdhendura në dru apo të lara në ar, me kokë luani apo me motive floreale, deri te bisturitë, orat e shtrenjta të dorës, portofolet, ditare, xhamadanë tropoje, kostume ushtarake, pallto e çizme me gëzof, qeleshe, pardesy, orë xhepi me qostek, radio dore me tranzistor, diktofonë, kalendarë elektronikë (për kohën të paimagjinueshëm në Shqipëri), etj. Për të veçuar këtu një tjetër kategori si orat firmato “Seiko”, stilolapsat e pafund të markave më në zë të kohës “Pelikan”, “Aurora”, etj., të dhuruara nga personalitete të ndryshme për Hoxhën, deri tek takëmet e argjendit, e bronzit dhe punimet e shumta të artistikeve, apo vepra autoriale të artistëve të njohur shqiptarë. Më tej lista vazhdon me emërtimet e tjera të objekteve të sekuestruara të Enver Hoxhës dhe numrin e tyre si hyrje në magazinë ku mund të përmendim dylbi të vogla për teatër, pipa druri të llojeve të ndryshme, me kllëfe e pa kllëfe, më gdhendje apo të thjeshta, deri te gjërat më të thjeshta si mbajtëset e cigareve, filtrat, kutitë e shkrepseve e çakmakët, blloqet e shënimeve në lëkurë, kartvizitat, etj. Ndër librat, më interesantë janë një sërë autorësh francezë, botime të viteve 1902-1927, por edhe botime të tjera në gjuhën arabe, angleze, etj. Më tej inventari i pasurisë së sekuestruar të Enver Hoxhës vijon mes të tjerash me kuti të ndryshme metalike, apo të lara në ar e argjend, nga vendi, Kina, Rusia, si dhe dhurata të tjera të kësaj natyre. Një kategori e rëndësishme, së cilës nuk i dihet fati dhe as destinacioni se ku kanë përfunduar pas sekuestrimit, është ajo e bizhuve, takëmeve të lara në ar, apo veshjet e shtrenjta, copat e mëndafshta, zinxhirët e argjendtë e të artë, unazat me gurë të çmuar. Nga infiltrimi ynë gjatë kohëve të fundit në bodrumet e Piramdiës, mes atyre që mundëm të shikonim dhe të fotografonim më interesantet janë skrivania e punës së Enver Hoxhës, një takëm i larë me ar dhe i gdhendur me motive të ndryshme, si dhe kapelja e tij e parapëlqyer, të cilën lideri komunist nuk e ndante në daljet publike, sidomos gjatë viteve të fundit të jetës së tij. I veçantë është edhe një gur i çmuar me përmbajtje të mineraleve me vlerë si ari, bakri, argjendi, etj., i cili i është dhënë piktorit Buza nga një minator i Trepçes “për t’ia dhuruar shokut Enver Hoxha”, që shoqërohet dhe nga letra origjinale që mban nënshkrimin dhe datën përkatëse. Gjithashtu, një sërë bustesh, çantash, pikturash, librash, telefonash të prishur, dyshekësh kashte, kurorat e varimit ndodhen të hedhura sa andej këndej në bodrumet e Piramidës. E sigurt është se një pjesë e madhe të objekteve dhe dhuratave të sekuestruara të Enver Hoxhës kanë humbur, apo janë vjedhur pa lënë gjurmë. Në anën tjetër mësojmë se familja, duke nisur që nga bashkëshortja Nexhmije Hoxha, por edhe trashëgimtarët e tjerë janë interesuar disa herë për të tërhequr sendet personale të Enver Hoxhës nga bodrumet por pa sukses, pasi kjo “pasuri” vazhdon të jetë e ngrirë dhe të konsiderohet si pronë e MTKRS-së.
4 Tetor 2008