Eva tregon “asetet” e saj

Nga Express më 01 shkurt 2011 në ora 16:00
Eva Longoria ka treguar “asetet” e saj të bukurisë në tepihun e kuq gjatë ndarjes së çmimeve nga Shoqata e Aktorëve të Ekranit në Los Angeles të dielën.
Përndryshe Eva është në proces të finalizimit të divorcit me burrin e saj Tony Parker.
Sipas revistës amerikane “In Touch Weekly” aktorja është në proces të shkurorëzimit nga nëntori i vitit të kaluar ndërkaq ajo akuzon Tonyin për tradhti, përderisa shkurorëzimi i saj do të finalizohet të premten.