Allegri kërkon 11 fitore për Scudetto

Nga Express më 01 shkurt 2011 në ora 18:47
Maximiliano Allegri beson se 11 fitore nga ndeshjet e mbetura të Milanit në Serie A do të mjaftojnë për të fituar titullin. Rossonerët aktualisht kanë katër pikë epërsi në kreun e tabelës dhe mbajnë pozitën e parë nga dhjetori.
“Na nevojiten edhe 11 fitore për të arritur në 80 pikë, që sipas mendimit tim do të thonë Scudetto. Që të na tejkalojnë të tjerëve ju nevojiten 13 ose 16 fitore” shtoi ai.
I pyetur rreth përforcimeve të Milanit gjatë janarit përfshirë Cassanon, Van Bommelin, Emmanuelsonin dhe Legrotaglien, Allegri i quajti ato “perfekt”.