Bleona me Timbaland

Këngëtarja Bleona Qerreti, e cila për disa vite jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe disa herë ka tentuar të këndojë për shtëpi të njohura botërore, por pa sukses, kësaj radhe ka paralajmëruar se do të punojë me producentin e njohur amerikan, Justin Timbaland.
Bleona në fund të vitit u pa duke u fotografuar me një numër të madh të aktorëve dhe artistëve në SHBA, përfshirë këtu Arnold Schwarzeneger dhe Jean Cloude Van Damm, gjë kjo që mësa duket i ka mundësuar asaj të njihet edhe me producentë të huaj.
Këngëtarja ka marrë pjesë edhe në një mbrëmje të bamirësisë për OJQ “Save the Children, që kishte moto “Save the Children and Artists”, në Los Angeles, ku ka kënduar edhe këngëtari Ricky Martin.
Aty mësohet se Bleona është njoftuar edhe me producentin e famshëm Timbaland, ku ka biseduar më të për realizimin e albumit të saj të parë në gjuhën angleze.
Madje këngëtarja ka thënë se ajo është dashur që të presë për rreth një vit, derisa ai t’ia kthejë një përgjigje. Këngëtarja ka thënë se nga ky bashkëpunim është e bindur se albumi i saj do të ketë sukses, pasi që nuk ka arsye të mos jetë.
Bleona është duke jetuar që disa vite në SHBA, ku ishte martuar me Gani Bardhin, biznesmen i cili e përkrah atë edhe në karrierën prej këngëtareje.