E Shtunë, 31 Tetor 2026

Evakuohet Ambasada e SHBA-së në Stokholm

Ambasada amerikane në Stokholm është evakuuar në lidhje me një incident të mundshëm të sigurisë, citon agjencia e lajmeve AFP një zëdhënës të misionit, derisa policia ka thënë se një zarf i dyshimtë ka shkaktuar frikën.

“Ne kemi evakuuar ambasadën, derisa po hetojmë incidentin e mundshëm të sigurisë”, ka thënë zëdhënësi i ambasadës, Jeff Anderson, duke shtuar se po punojnë në lidhje me incidentin me autoritetet suedeze.

Policia suedeze ka thënë se një patrullë është dërguar në ambasadë, pasi që një “letër me një përmbajtje të paidentifikuar kishte arritur në ambasadë”.

Agjencia e lajmeve TT raportoi se letra ka përmbajtur një pluhur të bardhë të paidentifikuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›