E Shtunë, 31 Tetor 2026

HRW akuzon milicitë libiane për ekzekutime

Organizata me seli në New York, “Human Rights Watch”, ka thënë se kryengritësit libianë duket se kanë ekzekutuar dhjetëra luftëtarë besnikë të Muammar Gaddafit, e “ndoshta edhe vetë diktatorin”.

Raporti 50-faqesh, i titulluar: “Vdekja e diktatorit: Hakmarrja e përgjakshme në Sirte”, përshkruan me hollësi orët e fundit të jetës së Gaddafit më 20 tetor të vitit 2011, kur ai ka bërë përpjekje të ikte nga qyteti i rrethuar.

“Human Rights Watch” thotë se raporti bazohet në incizime me telefona mobilë dhe në intervista.

“Provat sugjerojnë se milicitë e opozitës kanë ekzekutuar të paktën 66 anëtarë të kapur nga konvoji i Gaddafit në Sirte”, ka thënë Peter Bouckaert, drejtor i emergjencave në HRW.

Organizata ka thënë se në bazë të ligjeve të luftës, vrasja e luftëtarëve të kapur është krim lufte.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›