E Diel, 1 Nëntor 2026

Evazorët grekë skanë të ndalur, del në dritë lista Junker nga Luksemburgu

sterrGreqi- Nuk kanë të ndalur listat e evazorëve në shtetin grek. Pas bujës që bëri ajo Lagarde dhe ajo e Lihtenshtejnit, me emrat e grekëve të pasur që kanë depozituar paratë e tyre jashtë vendit duke shmangur kësisoj detyrimet tatimore, del në dritë lista e tretë, ‘Junker’ nga Luksemburgu.

Sipas mediave greke lista jep emrat e personave që kanë nxjerrë paratë e tyre në bankat e Luksemburgut në tre vitet e fundit, teksa bëhet me dije se depozitat e tyre arrijnë në 800 milionë Euro.

Kjo njihet si lista Junker, sepse kryeministri i Luksemburgut kishte deklaruar ekzistenceë e saj dhe priste kërkesën zyrtare për tja dorëzuar autoriteteve në Athinë. Qeveria greke i ka kërkuar Luksemburgut të gjithë emrat dhe të dhënat e depozituesve grekë, kurse lista pritet të mbërrijë në Athinë në fillim të muajit shtator.

Ndërkohë ekspertët janë skeptikë mbi rezultatet konkrete që mund të sjellë lista në arkën e buxhetit grek, duke marrë parasysh se nga 2.063 emrat e listës Lagarde dhe 54.000 emrat e asaj Lihtenshtaein, shumë pak prej tyre janë thirrur për të shlyer detyrimet tatimore në organet greke.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›