Të marrosur pas bregdetit shqiptar, fluks pushuesish gjatë fundjavës
Tiranë- Mediat në Kosovë raportojnë këtë fund qershor se bregdeti shqiptar mbetet më i preferuari për pushuesit nga Kosova, edhe në verën 2013.
‘Kosovapress’ raporton sot se jugu i vendit janë shndërruar në destinacionin më të preferuar, sidomos për të rinjtë nga Kosova. Nga të dhënat mësohet se bregdeti turk pret më pak turistë nga Kosova, se sa numri i atyre që zgjedhin Shqipërinë për të kaluar pushimet verore.
“Një bregdet i pastër, një natyrë e rrallë, çmime të volitshme si dhe afërsia që është krijuar me Shqipërinë pas ndërtimit të rrugës së kombit, ka bërë që për shumë kosovar, Shqipëria të mbetet bregdeti i tyre i preferuar. Kështu që edhe kësaj vere bregdeti shqiptar është zgjedhja e parë për shumcën e shqiptarëve të Kosovës’,-raprton sot ‘Kosovapress’.
Agjencitë Turistike në Kosovë kanë pohuar se Dhërmiu dhe Saranda mbeten të preferuarit për pushuesit nga Kosova. Për ‘Kosovapress’ Fehmi Kurtishaj, menaxher në agjencinë Sharr Turist e pohon tendencën. Duke thënë se nuk mbeten pas plazhe si Shëngjini dhe Velipoja.