Evenimenti salloni i librit Italo-Shqiptar çel siparin e tij
Izaura Ndoj
Dante, Dino Buzzati, Italo Calvino, Frederiko Moçia janë klasikët që kanë prekur dje sallonin e librit Italo-Shqiptar. Në kuadër të eventeve të stinës “dy popuj, një det, një miqësi” Ambasada Italiane në bashkëpunim me shoqatën e botuesve shqiptar, kanë sjellë sallonin e librit Italo-Shqiptar në ambientet e Galerisë Kombëtare të Arteve.
Është çelur dje në Tiranë salloni i librit Italo- Shqiptar, i cili në fakt ishte parashikuar të hapej qysh në datën 22 prill, në kuadër të Ditës Botërore të Librit, por që u shty për shkak të problemeve të resë vullkanike, (për pasojë të mungesës së fluturimeve). Në këtë aktivitet përfshihet hapja e një panairi të vogël libri, i cili është vendosur përballë Galerisë së Arteve, si dhe më këtë rast kanë ardhur në vendin tonë një grup 2-3 autorë italianë, si edhe 2-3 autorë shqiptarë që jetojnë e krijojnë në Itali. Kjo veprimtari vjen në Shqipëri falë një bashkëpunimi mes Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë e Sporteve, Ambasadës Italiane në Tiranë dhe Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, gjithashtu edhe me mbështetjen e Salone del Libro di Torino, si edhe Fakultetit të Historisë e Filologjisë - Departamenti i Letërsisë. Të pranishëm në çeljen e këtij eventi kanë qenë personalitete si
ambasadori italian Saba D’Elia, kryetari i shoqatës së botuesve shqiptar Petrit Ymeri, kryetari i bashkisë së Torinos Marko Pauluso, e shumë shkrimtar, përkthyes dhe shtëpi botuese. Saba D`Elia, Ambasador i Italisë në Tiranë ka theksuar rëndësinë e këtij aktiviteti dhe se “në kuadër të stinës së eventeve “Itali-Shqipëri; dy popuj, një det, një miqësi” sot do të ketë një takim mes shkrimtarëve italianë me ata shqiptarë. Më tej ai tha se “Ky panair do të jetë një bashkëpunim i frytshëm mes dy popujve tanë ndërsa falënderoi kryebashkiakun Rama për iniciativën e marrë”. Ndërkohë në ceremoninë e hapjes ishte i pranishëm edhe Gëzim Tafa, botues OMBRA GVG theksoi se “Është java e librit shqiptaro-italian që për arsye të natyrës ëhstë shtyrë për këtë javë. Mendoj se kjo si ngjarje do të jetë sipari i një vazhdimësie dhe një tradite të re që do lëvrohet në vazhdimësi. Risit që prezanton ky panair është pjesëmarrja e shumë botuesve të cilët kanë sjell autor me emër të letërsis italiane, ndërkohë që letërsia shqipe akoma si ka kapërcyer urat përtej Adriatikut në hapësirat e letërsisë italiane”. Më tej ai tha se “Ky sallon do të shënoj një fillim pozitiv pasi letërsia shqipe do të integrohet në letërsinë italiane pasi në itali ekziston një komunitet shumë i madh i hershëm i arbëreshëve që kanë bërë të mundur intergimin në letërsinë shqipe. Ky sallon do të mbahet mend si hapje e një ure bashkëpunimi ndërmjet dy popujve, një urë kulturore. Letërsia italiane është e pranishme në hapsirën mbarë shqiptare nëpërmjet Dantes për të ardhur tek të gjithë klasikët modern Dino Buzzati, Italo Calvino Frederiko Moçia dhe shumë të tjerë”. Është një fillim pozitiv, për të menduar që edhe letërsia shqipe do të integrohet në letërsinë italiane, ku edhe ka shumë shqiptarë si dhe një komunitet të hershëm arbëreshësh. Kjo ngjarje do të mbahet mend si hapja dhe nisja e një ure të re bashkëpunimi mes dy letërsive. Nuk ka më kufij, nuk ka më barriera, pasi janë krijuar këto ura shpirtërore dhe kulturore. Është pjesë e asaj kulture të munguar”. Ashtu si u theksua edhe më sipër ky aktivitet pra, Salloni i librit Italo-Shqiptar, ishte parashikuar të zhvillohej në datat 22-25 prill, por me një njoftim të vetë Ambasadës Italiane, është bërë e ditur se për shkak të vazhdimit të situatës së vështirë të trafikut ajror dhe transportit në përgjithësi, si rezultat i resë së hirit vullkanik, veprimtaria në fjalë (që do të organizohej në Tiranë në bashkëpunim me qytetin e Torinos) ishte anuluar. Gjithashtu, u njoftua se në kuadër të partneritetit mes qytetit të Torinos dhe atij të Tiranës, ky event do të vinte në gjysmën e dytë të majit. Kështu, pasditen e djeshme është bërë e mundur edhe çelja e këtij salloni librash, i cili konsistone edhe në hapjen e një panairi të vogël, para Galerisë së Arteve. Konkretisht, gjatë ceremonisë së çeljes së tij pasditen e djeshme kanë qenë të pranishëm. Gjithashtu me këtë rast janë zhvilluar edhe tryeza të rrumbullakëta me shkrimtarë shqiptarë italofonë dhe italianë të ftuar për këto aktivitete. Përveç kësaj, sot do të ketë disa takime mbi letërsinë italiane dhe mbi autorët shqiptarë me banim në vendin fqinj. Tema e këtij aktiviteti do të jetë “Letërsia dhe integrimi”. Takimet do të zhvillohen paraditen e datës sotme, në Departamentin e Letërsisë, ku do jenë të ftuar edhe shkrimtarët italianë, ndërsa një takim tjetër mbi letërsinë shqipe, do të jetë në sallën e Galerisë së Arteve, në të cilin do jenë të pranishëm shkrimtarët shqiptarë.
21 Maj 2010