“Maratona Rinore 2010” mbyll natën finale në Durrës
Festivali të rinjve “Maratona Rinore 2010” një edicion i përvitshëm ka mbyllur mbrëm në qytetin e Durrësit natën finale të këtij festivali të mbajtur nga ambasadorët e rinj. Ky festival organizohet nga Fondacioni Kulturor Bluepidamnus, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Raiffeisen Bank, Bashkisë Durrës. Dje fituesit e kësaj maratone, përshëndetën Ministrin e TKRS-së me një këngë arbëreshe dhe dhuruan simbolikat e shteteve të tyre. Gjithashtu, Ministri u dhuroi diçka simbolike. Ky eveniment i përvitshëm, një nga të vetmit e këtij lloji në Shqipëri e rajon, ka paraqitur shfaqjen finale në Teatrin Aleksandër Moisiu. “Maratona Rinore” është ideuar që të plotësojë më së miri kërkesat e të rinjve për t’uaktivizuar në fusha të ndryshme të artit dhe të evidentojë talentet e reja. Gjatë edicioneve të kaluara festivali ka treguar se sa të nevojshme e kanë të rinjtë, të marrin pjesë në projekte të tilla. Një nga qëllimet e këtij festivali është edhe një pjesëmarrje e gjere e të rinjve nga e gjithë shqipëria dhe jo vetëm duke e shndërruar Durrësin në kryeqytetin e rinisë. Krahas të rinjve nga Durrësi, Tirana, Shkodra, Korça e shumë qytete të tjera, në Durrës do të vijnë edhe të tjerë nga Prishtina, Ulqini, Budva, Shkupi dhe Sofia duke realizuar kështu shkëmbime kulturash dhe eskperiencash rinore. Në festival të rinjtë konkurojnë në gjini të ndryshme si këngë, kërcim modern, aerobi,etyd, skec, pantomime, interpretim, valle popullore. Krahas grupeve të ftuar në festival do të veçonim ansamblin e të rinjve “Zdravets” nga Bullgaria, orkestrën për kitare “Vihuela” nga Prishtina të cilët do të perfomojnë live këngë qytetare shqiptare të përpunuara, trupën e kërcimit modern “Rebis” nga Shkupi, trupën profesioniste “Stefan Ljubisa” nga Budva si të ftuar special. Gjatë këtyre viteve kanë qenë me qindra të rinj pjesëmarrës si dhe mijëra të tjerë spekatorë dhe telespektatorë. Këtë vit festivali do të transmetohet në Shqipëri duke pasur Durrësin si kryeqytet i traditës dhe i kulturës Rinore.
Premiera “Shrek Forever After”, ekskluzivisht për fëmijët jetimë në “Millenium”
Për të falur sa më shumë dashuri dhe dhuruar sa më shumë buzëqeshje në Ditën Kombëtare të Jetimëve, dje kinema “Millenium” dhe kompania Vodafone Albania në bashkëpunim me Shoqatën e Jetimëve të Shqipërisë organizuan një ngjarje shumë ngjarje shumë të veçantë, premierën botërore të filmit “Shrek Forever After”. 250 jetimët nga qytete të ndryshme të vendit patën mundësinë e rrallë të ishin spektatorët e parë shqiptarë që ndiqnin aventurat më reja të personazhit aq të dashur dhe shumë të njohur, Shrek. Filmat me personazhin Shrek janë bazuar mbi përrallën me të njëjtin titull të autorit gjerman Ëilliam Steig, botuar në vitin 1990. “Shrek 1” është filmi i parë që ka fituar një çmim Oskar si filmi më i mirë i animuar, ndërsa “Shrek 2” është prodhuar në vitin 2004 dhe është prezantuar në edicionin e 57 të Festivalit të Kanës. “Shrek 3” është shfaqur në vitin 2007 dhe pati po aq sukses sa dhe paraardhësit e tij. Premiera e djeshme “Shrek Forever After”, ose “Shrek 4” është cilësuar si kapitulli i fundit i sagës që filloi dhjetë vjet më parë dhe pritet të tërheqë vëmendjen e një audience të gjerë në të gjithë botën.
Përfaqësues të Vodafone Albania dhe kinemasë Millenium thanë dje se ky aktivitet ishte një dhuratë speciale për fëmijët jetimë të Shqipërisë në mënyrë që ata të ndiejnë ngrohtësinë dhe përkujdesjen e shoqërisë. Aktiviteti u zhvillua në Ditën Kombëtare të Jetimëve për të dhënë një mesazh ndërgjegjësues për shoqërinë shqiptare që të dhurojë më shumë ngrohtësi dhe përkujdesje ndaj këtij grupi shoqëror. Gjatë aktivitetit të djeshëm fëmijët jetimë u përshëndetën edhe nga zonja e parë e vendit, Teuta Topi.
21 Maj 2010