E Diel, 1 Nëntor 2026

Event premierë për tokën e shqiponjave, Kampionati Europian i peshëngritjes në Tiranë

Kampionati Europian i peshëngritjes për të rritur mban frymën në Tiranë.

Për ngjarjen historike të sportit në Shqipëri, e kushtueshme jo pak, por 600 mijë Euro, që ngre siparin më 8 dhe mbyllet më 15 Prill, thuajse gjithçka është gati. Një event premierë për tokën e “shqiponjave”, për të cilën është në këmbë i gjithë shteti, pa dyshim me të drejtë.

Shqipëria përfaqësohet me këta sportistë

Femra

Romela Begaj   58 kg

Fetije Kasaj   58 kg

Meshkuj

Anxhelo Shabani   56 kg

Arbër Çerçizi   56 kg

Romario Avidraj   62 kg

Briken Calja   69 kg

Daniel Godelli   69 kg

Krenar Shoraj   77 kg

Xhulio Prroni   85 kg

Endri Haxhihyseni   85 kg

Ervis Tabaku   94 kg

Isa Bala   +105 kg

Shtetet pjesëmarrëse janë si më poshtë:

Kosovë, Itali, Rumani, Azerbajxhan, Ukrainë, Turqi, Spanjë, Bullgari, Francë, Rusi, Armeni, Poloni, Moldavi, Suedi, Greqi, Danimarkë, Finlandë, Republika Çeke, Bjellorusi, Norvegji, Kroaci, Sllovaki, Slloveni, Gjermani, Bosnjë Hercegovinë, Estoni, Letoni, Gjeorgji, Hungari, Zvicër, Holandë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›