Eventet e mëdha, më shumë sportistë që shpërblehen
TIRANE-Këshilli i Ministrave ka ndryshuar mënyrën e shpërblimit për sportistët elitarë që marrin pjesë në turnetë ndërkombëtarë. Në vendimin që ka hyrë në fuqi ditën e djeshme, qeveria ka shtuar numrin e vendeve që përfitojnë të ardhura financiare prej saj, si rezultat i shpërblimit për rezultatet e arritura. Kështu, nëse më përpara, për Lo-jërat Olimpike përfitonin shpërblim vetëm ata që renditeshin nga vendi i parë në të pestë, tashmë përfiton edhe vendi i gjashtë. Një gjë e tillë bëhet për t'u dhënë një motivim më të madh sportistëve shqiptarë, një vit nga starti i Olimpiadës së Londrës. Shpërblimet janë rritur edhe për rezultatet në kampionatet botërore, ku një sportist mund të marrë shpërblim edhe nëse zë vendin e pestë. Madje, bëhet fjalë për një shumë prej 1 milion lekësh. Më përpara, spor-tistët që merrnin pjesë në një kampionat botëror, mund të merrnin shpërblim vetëm nëse renditeshin mes tre të parëve. Ndryshimet vijnë pas ngritjes së shpeshtë të zërit nga ana e sportistëve elitarë, ndërkohë që vlera e shpërblimeve për vendet e para, nuk ka ndryshuar. Kështu, një rekord olimpik vlerësohet me 15 milionë lekë, po aq sa një rekord botëror, ndërsa një rekord europian me 8 milionë lekë. Një vend i parë në Olimpiadë shpërblehet me 10 milionë lekë, një shumë e barabartë me vendin e parë në një kampionat botëror.
Sportistët
Për sportistët elitarë, sidomos peshëngritësit, vendimi i qeverisë është pozitiv, por ndoshta zona e shpërblimit duhet të ishte pak më e madhe. "Natyrisht që është një hap pozitiv, por unë mendoj se duhej një rritje më e madhe, - thotë peshëngritësi Erkand Qerimaj, një nga sportistët elitarë më të njohur në vend. - Në Botëror, nga vendi i tretë është çuar deri në të pestin, por sërish është shumë e vështirë t'i arrish këto nivele. Shqipëria nuk ka aq shumë sportistë sa të shkojnë deri kaq lart. Gjithsesi, më duhet të pranoj se në këtë vendim ka diçka pozitive. Është kjo një nga pikat për të cilat ne edhe kemi protestuar, sepse të hyje në treshen më të mirë të botës apo në pesë më të mirët e Olimpiadës, nuk ishte aspak e lehtë", shtoi ai. Ndërkohë, për Romela Begajn, vendimi është një gjë shumë pozitive. Ajo kujton faktin se në Lojërat Olimpike të Pekinit zuri vendin e gjashtë dhe nuk përfitoi asgjë financiarisht, ndërkohë që në Botërorin e peshëngritjes në Kore të Jugut u rendit e katërta dhe sërish nuk përfitoi asgjë. "Për mendimin tim është një gjë shumë pozitive. Unë e kam provuar vetë në kurriz sistemin e vjetër të shpërblimeve dhe e di se çfarë do të thota. U rendita e katërta në Kore të Jugut dhe nuk mora asgjë nga ana financiare", thotë peshëngritësja e njohur e Shqipërisë.
(d.b/BalkanWeb)