E Shtunë, 31 Tetor 2026

Everton i'a terron Cityt, e përshëndet nga titulli

Manchester City ka marrë një goditje të rëndë në garë për mbrojtjen e titullit në Premierligë.

Kampioni në fuqi i Anglisë humbi në udhëtim te Evertoni me rezultat 2-0 në kuadër të xhiros së 29-të. Golat nga Osman në minutin 32 të pjesës së parë dhe Jelavic në minutën e fundit të kohës shtesë ia siguruan fitoren vendasve kurse ‘nokautuan’ Cityn duke e lënë gjithnjë e më prapa liderit Manchester United.

Djajtë e Kuq mund të krijojnë epërsi prej 15 pikëve nëse fitojnë në duelin e sotëm kundër Readingut.

Everton ngjitet në pozitën e pestë kurse City përveç se mbetet larg Unitedit, mund të rrezikohet nga Tottenham që ka vetëm pesë pikë më pak./indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›