E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsenali mbetet ende në garë, Liverpooli pothuaj përshëndetet!

Ekipi I udhëhequr nga francezi Arsene Wenger, ka kryer detyrën duke e mposhtur Swansean me rezultatin e pastër 2 me 0. Golat në këtë atkim u shënuan në pjesën e dytë, pasi që pjesa e parë përfundoi me rezultatin e bardhë 0-0,pas në lojë joaq të pëlqyeshme, sidomos nga Arsenali.Me të filluar pjesa e dytë Arsenali tregoi fytyrë tjetër, duke atakuar dhe krijuar raste për gol,port ë pafrytshme.

Goli i parë erdhi në minutën e tek në minutën e 74 me golashënues përforcimin e ri, mbrojtësin Monreal. Golin e dytë dhe goditjen përfundimtar Swanseas ia dha Gervinho në minutën e 91me të cili rezultat edhe përfundoi takimi. Me këtë fitore ende mbetet në garë për atë vendin e katër që siguron vizën e fundit për Champions League.

Por ekipi tjetër që poashtu shpresonte për një vend në katërshe, skuadra e Liverpoolit ka zhgënjyer duke u mposhtur nga Southamptoni me rezultatin 3 me 1.

Golat në këtë takim i shënuan Schneiderlin në minutin e 6, Lambert në të 33,si dhe Rodriguez në të 80 me të cilin gol e siguroi edhe fitoren, fitore kjo shumë e vlefshme në luftë për mbijetesë në Premierligë.Të vetmin gol për Liverpoolin e shënoi përforcimi më i ri i Liverpoolit Coutinho, në minutën e 46 të pjesëlojës së parë.

Me këtë humbje Liverpooli, mund të thuhet lirisht se përshëndetet nga lufta e ashpër për vendin e katërt./indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›