E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mancini gati listën e lojtarëve që pritet t'i largojë

Roberto Mancini mund të nxjerrë 11 lojtarë në shitje në fund të këtij sezoni,duke përfshirë edhe yjet si Carlos Tevez, Samir Nasri, Edin Dzeko,Gareth Barry,Lescott, Guidetti,Kolo Toure,Maicon,Roque Santa Cruz,Scott Cinclair e Wayne Bridge. Tekniku i Manchester City synon të grumbullojë fonde për blerjen e futbollistëve më të mirë për sezonin e ri.

Dje Mancini pranoi se kishte gabuar që në merkaton e janarit nuk kishte marrë një mbrojtës të mirë. Sipas të përditshmes britanike The Guardian, menaxheri Roberto Mancini nuk dëshiron t’i përsëritet ajo që ndodhi vitin e kaluar kur nuk pati fonde të mjaftueshme për të transferuar objektivat, Eden Hazard, Javi Martinez, Robin van Persie, Daniel Agger dhe Daniele De Rossi derisa tre të parët ndërruan skuadër./indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›