Evertonit i mungon futbolli evropian

Menaxheri David Moyes synon të rikthejë futbollin evropian në Goodison Park sepse i mungon atij por edhe skuadrës së tij.
Everton aktualisht zë pozitën e katërt në Premierligë dhe ka bërë fillim të mbarë të edicionit duke përforcuar gjasat për kualifikim në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve, ku morën pjesë së fundmi më 2005.
“Më kujtohet futbolli evropian në Everton dhe më mungon. Ishte i shkëlqyeshëm. Njerëzit thonë se të luani në mesjavë e pastaj edhe në vikend është vështirë por mua më mungon kjo. Evertonit i mungon kjo”, deklaroi ai për Liverpool Echo.