Hulk me Messin

Sulmuesi i Zenit St Petersburg, Hulk ka përkrahur yllin e Barcelonës, Lionel Messi të fitojë Topin e Artë për vitin e katërt të njëpasnjëshëm.
Messi, dhe rivali i tij nga Real Madridi, Cristiano Ronaldo konsiderohen favorit për çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në botë. Por, braziliani mendon se Messi meriton të fitojë sërish.
“Për mua futbollisti më i mirë sot është Messi. Ronaldo është fitues dhe shënon shumë gola. Por, kur flitet për futbollistin më të mirë në botë e që janë këta dy, vota ime i takon Messit”, deklaroi Hulk gjatë një interviste për uebfaqen zyrtare të FIFA-s.