E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reali në bisedime me Alonson dhe Higuainin

Real Madridi ka nisur bisedimet me mesfushorin Xabi Alonso dhe sulmuesin Gonzalo Higuain rreth vazhdimit të kontratave të tyre, ka njoftuar e përditshmja sportive spanjolle AS.

Spanjolli ka marrëveshje me gjigantin madrilen deri në qershor 2014 dhe klubi synon të garantojë të ardhmen e tij në Santiago Bernabeu ku me kalimin e viteve është shndërruar në një prej futbollistëve kryesor. Alonso me kontratën e re mund të përfitojë nga 3.4 milionë euro në vit në 4.5 sosh.

Kurse, kontrata e re e pret edhe Higuainin, edhe pse marrëveshja e tij aktuale vlen deri më 2016. Edhe për argjentinasin është paraparë rritja e pagës nga 3.8 milionë euro në 4.5.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›