E Shtunë, 31 Tetor 2026

Levante-Real Madrid = luftë

Sulmuesi i Levantes, Obafemi Martins e ka përshkruar “luftë” përballjen me Real Madridin në Estadio Ciutat de Valencia të dielën.

Reali pësoi humbje në të njëjtën fushë në stinorin e kaluar duke u mposhtur 1-0, dhe nuk guxon të gabojë sërish duke konsideruar disavantazhin prej tetë pikëve ndaj liderit Barcelona.

“Real Madridi vjen tek ne për të fituar, për shkak se humbën vitin e kaluar. Ne presim luftë, sepse këtë vit ata duan të paraqiten më mirë, kurse ne duhet të luajmë lojën tonë. Shpresoj të shënoj kundër tyre por me rëndësi është të fitojmë”, deklaroi Martins në konferencë për shtyp.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›