Evra mbetet në Man Utd

Nga Express më 18 shkurt 2011 në ora 16:28
Patrice Evra ka arritur marrëveshje të re për tri vjet e gjysmë në Manchester United, ka njoftuar të premten tabloidi britanik The Sun.
Mbrojtësi i majtë ishte në radarin e gjigantit spanjoll Real Madrid. Por, Manchester United ka reaguar shpejt duke i rritur pagën nga 70 mijë funte në 90 mijë funte në javë.
Reprezentuesi francez është njëri prej futbollistëve më konstant në ekip, pas transferimit nga Monaco në janar të vitit 2006 për 5.5 milionë funte.