Frika nga katastrofa

Ylli i Chelseas, Frank Lampard ka pranuar se dështimi për t’u kualifikuar për në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve do të ishte “katastrofë” për klubin londinez. Chelsea ka rënë në pozitën e pestë në Premierligë, 12 ndeshje para përfundimit të sezonit.
Rezultatet negative e kanë lënë skuadrën nga Stamford Bridge në garë për kualifikim në Ligën e Kampionëve, garë në të cilën ekipi është paraqitur çdo sezon nga 2003-2004.
“Ne duhet të përfundojmë në katër pozitat e para. Do të ishte katastrofë nëse nuk kualifikohemi për në Ligën e Kampionëve”, tha Lampard për BBC Sport. Me gjasa pothuajse të pamundura për titull në Premierligë – Manchester United ka 12 pikë më tepër se Chelsea – Lampard ka theksuar se ekipi është i përqendruar të fitojë FA Cup dhe Ligën e Kampionëve.