Man Utd, pas De Rossit

Nga Express më 18 shkurt 2011 në ora 16:38
Mesfushori i Romës, Daniele de Rossi është objektivi kryesor i Manchester Unitedit për zëvendësues të Paul Scholes në Old Trafford.
Sipas Starsport, menaxheri i Djajve të Kuq, Sir Alex Ferguson, kërkon reprezentuesin italian për të plotësuar zbrazëtirën në mesfushën e ekipit.
Scholes, 36 vjeç, ende nuk ka vendosur nëse do të luajë edhe për një vit ose të pensionohet nga futbolli.
Ai ka paralajmëruar drejtuesit e klubit se do të vendosë para përfundimit të sezonit. Nëse tërhiqet, De Rossi është objektivi kryesor për pasardhës të tij.