E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel zgjedh Gjermaninë

Nga Express më 18 shkurt 2011 në ora 16:29

Mesfushori i ri i Milanit, Alexander Merkel pasi arriti të sigurojë besimin e trajnerit Allegri, duhet të zgjedhë për cilën Kombëtare do të luajë.

18 vjeçari është i lindur në Kazakistan, por ka shtetësi gjermane dhe ka përfaqësuar ekipet prej U-15 deri te U-19 të Gjermanisë.

Sipas menaxherit të tij Arthur Beck, Merkel duhet se tashmë ka vendosur dhe do të vazhdojë të nderojë fanellën e Kombëtares gjermane. “Ai ka vendosur të luajë për Gjermaninë”, tha Beck për itasportpress.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›