E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pirlo kërkohet edhe nga Bayerni

Nga Express më 18 shkurt 2011 në ora 16:35

Andrea Pirlo dhe Milan, një dashuri që duket se ka mbërritur në pikë kritike. Mesfushori italian në skadim të kontratës në fund të këtij sezoni ka filluar të kërkohet nga disa prej klubeve më të mëdha evropiane.

Pas Real Madridit, Chelseas, Juventusit, Manchester Cityt dhe Zenit St Petersburgut, ueb faqja 4-4-2.com ka bërë të ditur të premten se edhe Bayern Munich ka hyrë në garë për transferimin e 31 vjeçarit.

Milan është duke tentuar për vazhdimin e kontratës së Pirlos, i cili megjithatë mund të vendosë për një klub të ri.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›