Turan synon Premierligën

Nga Express më 18 shkurt 2011 në ora 16:31
Mesfushori ofensiv i Galatasarayt, Arda Turan synon të transferohet në Premierligë gjatë afatit kalimtar të verës, ka bërë të ditur menaxheri i tij Ahmet Bulut. 24 vjeçari konsiderohet si njëri prej talentëve më të mëdhenj në Turqi.
Ai ka kontratë me Galatasarayn deri më 2014, mirëpo një ofertë prej rreth 12.5 milionë funtesh mund të mjaftojë për transferimin e tij.
“Ai mund të shkojë vetëm te njëri prej pesë klubeve më të mira në Premierligë. Nëse merr ofertë prej ndonjërit prej këtyre klubeve, atëherë do të shkojë atje”, tha Bulut.