Evropa Lindore sulmon Kinën, SHBA gati ftesën për Hoxhën
Autori i Lajmit: Androkli Dralo
Beograd, 20 Maj 1973 - Zyrtarët e Evropës Lindore dhe analistët, kanë sinjalizuar shtimin e fërkimeve midis dy fuqive komuniste, Bashkimit Sovjetik dhe Kinës. Kjo panoramë e pasqyruar në shtypin hungarez, çekosllovak, bullgar dhe polak, tregon se politika e Kinës nuk ka ndërmend të ulë tensionet me Evropën dhe i mungon vullneti për të arritur marrëveshje me Moskën në çështjet bilaterale dhe është më antisovjetike se kurrë. Këto analiza të shtypit, të cilat janë më të mprehta dhe më të detajuara se ato të shtypit sovjetik, konfirmojnë se nuk ka akoma shenja për marrëveshjeje në tre vjet e gjysmë negociata mbi çështjen e kufirit kino-sovjetik të zhvilluara në Pekin. Qëndrimi i mbajtur nga evropianolindorët kundrejt afrimit amerikan me Kinën ka qenë mjaft i përmbajtur, por ata janë shprehur se ky pozicionim së brendshmi është antisovjetik, prandaj duhet të trajtohet me kujdes. Disa nga analistët janë shprehur se Kina dhe Amerika duan ta mbajnë Bashkimin Sovjetik të angazhuar në “dy frontet” e Evropës dhe Azisë dhe se në këtë mënyrë, Kina është e përgatitur për të zmbrapsur prezencën e vazhdueshme ushtarake të Amerikës në Lindjen e Largët dhe në Evropën Perëndimore. Përshkallëzimi i sulmeve të politikës kineze në Evropë përkon me progresin e përgatitjeve për një konferencë për sigurinë evropiane. Qëndrimet e ndryshme u interesojnë vëzhguesve perëndimorë për disa arsye.
Qëndrimi mbrojtës
Njëri prej tyre është se ata vërejnë një qëndrim mbrojtës nga ana e aleatëve sovjetikë mbi aktivitetet diplomatike të Kinës në Evropë. Shumë prej tyre kanë deklaruar se Kina po nxit elementët perëndimorë “reaksionarë” për të kundërshtuar uljen e tensioneve. Diplomatët konfirmojnë se Kina po merr një pozicion shumë aktiv në Evropën Perëndimore. “Asaj i mungon pesha ekonomike, por po e përdor peshën e saj politike në mënyrë mjaft efektive”, - shprehet një zyrtar komunist. Një diplomat që dëshiron të mbetet anonim përmend Italinë dhe Maltën si dy prej vendeve të shumta ku aktiviteti kinez ka qenë më i madh, duke treguar interesin kinez në çështjet e Mesdheut. Analizat evropianolindore përfundojnë duke treguar të njëjtën frikë të Bashkimit Sovjetik që kanë vërejtur analistët perëndimorë mbi politikën e Kinës. Në këto vlerësime janë vërejtur më shumë përpjekjet e Kinës për ta mbajtur Moskën të zënë në dy fronte, së pari në politikën e re mbi Vietnamin, duke ndaluar influencën e Bashkimit Sovjetik mbi Azinë Juglindore pas luftës në Vietnam dhe, së dyti, duke përdorur diplomacinë për të bindur shtetet aleate të Bashkimit Sovjetik për tiu bashkuar Jugosllavisë dhe Rumanisë për një qëndrim neutral mbi konfliktin kino-sovjetik.
Konflikti mbi kufirin
Sipas analizave në shtyp, çështja e kufirit është ajo që ka tensionuar më shumë marrëdhëniet midis dy shteteve. Zyrtarët jugosllavë dhe të shteteve të tjera evropianolindore shprehen se, sipas informacioneve të tyre, nuk ka progres mbi këtë konflikt. Më 20 prill, një gazetë partiake, “Nepszabsdag”, deklaroi se “një sërë propozimesh joagresive” u hodhën poshtë nga kinezët në më shumë se tre vjet negociata në Pekin midis ministrave të Jashtëm respektivë. Moska po kërkon një riverifikim të kufirit, duke u bazuar në atë që ajo e quan “agresion hartografik” nga Kina duke deklaruar se Pekini kërkon dy milionë metra katrorë nga territori sovjetik. Analizat e shtypit, duke pasur parasysh deklaratat sovjetike për sulme bërthamore ndaj Kinës, kanë paralajmëruar evropianolindorët për seriozitetin e tensioneve midis dy fuqive. Në të njëjtën kohë, artikuj të tjerë të botuar, kanë nënvizuar se Kina nuk përbën një rrezik për Bashkimin Sovjetik, duke pasur parasysh prapambetjen e saj ekonomike dhe ushtarake. Zyrtarët më të lartë evropianolindorë e kanë kritikuar shpesh Kinën në dy muajt e fundit. Kinës iu tërhoq vëmendja në komunikatën e takimit të Komitetit Qendror të prillit të Partisë Komuniste Hungareze për kundërshtimin e çdo “veprimi ndërkombëtar të mbështetur nga sovjetikët”.
Një Evropë e vogël
Udhëheqësi komunist çekosllovak, Gustav Husak, deklaroi në prill se marrëdhëniet ishin të mira me çdo shtet komunist, “përveç Shqipërisë dhe Kinës”. Burime anonime perëndimore këtu në Beograd thonë se në drejtim të aleatit të vetëm evropian të Kinës së Kuqe këto ditë pritet të mbërrijë një ofertë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që kërkon rifillimin e marrëdhënieve diplomatike dypalëshe që mungojnë prej 34 vjetësh. Por përgjigjja e regjimit të ashpër komunist të këtij vendi pritet të jetë negative, sepse Shqipëria është një nga vendet më antiamerikane komuniste. Një shkrim e akuzonte Kinën se po përpiqej ta mbante Evropën të përçarë, duke formuar një “mini-Evropë me qëndrime të theksuara antisovjetike”. Sipas një artikulli në gazetën hungareze “Tarsadalmi Szelme”, “qëndrimet antisovjetike ndikojnë në tensionet e Kinës me fuqitë evropiane të NATO-s dhe Tregut të Përbashkët… Kina ka shprehur frikën e saj se konferenca e sigurisë në Evropë do të përçante aleancën e shteteve evropianoperëndimore, duke kontribuar në një eksod emigracioni nga Evropa në Amerikë. Një komentator për radion bullgare, Radio Sofja, deklaroi se Kina kundërshtoi përpjekjet e Gjermanisë Perëndimore për të ulur tensionet, “sepse një normalizim i situatës në Evropë do të zgjidhte duart e lidhura të Bashkimit Sovjetik në Azi”. “Nëse aktiviteti ushtarak do të zvogëlohet apo do të pushojë në Vietnam, ndikimi i Bashkimit Sovjetik do të zvogëlohet, duke lejuar rritjen e influencës kineze. Kjo do të ishte e dëshirueshme nga Kina, dhe më pak nga djalli amerikan”, - shkruante “Tarsadalmi Szelme”.
Ky lajm është publikuar: 24/03/2010