E Diel, 1 Nëntor 2026

SIGAL Holding rritet 21% për 2009-ën



Viti i kaluar ka qenë një vit i suksesshëm për grupin Sigal Holding, që operon në tregun e sigurimeve, i cili shënoi një rritje 21 për qind, pra një volum të përgjithshëm primesh prej rreth 32 milionë euro. Gjatë mbledhjes së stafit drejtues të SIGAL Holding në Ohër, me synim analizimin e punës së 2009-ës morën pjesë edhe drejtori i Përgjithshëm, Avni Ponari dhe drejtorët e Departamenteve dhe degëve të SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA. Gjatë bilancit të realizimit të objektivave u vu theksi mbi faktin që 2009-ta ishte një vit i vështirë financiar, por gjithsesi grupi ka arritur të ketë një rritje të mirë. Në shifra SIGAL UNIQA Group Austria: e cila operon në Shqipëri, në tregun e sigurimeve të jo-jetës pati një rritje të volumit të përgjithshëm të primeve prej 20.6%, ndërkohë që rritja e tregut vendas ishte 9.04%. SIGAL Life UNIQA Group Austria: e cila operon në Shqipëri në tregun e sigurimeve të jetës pati një rritje mbresëlënëse në volum primesh prej 89.39%, ndërkohë që rritja e tregut të sigurimeve të jetës ishte 39.79%. Ndërkohë, një tjetër tregues i rëndësishëm për 2009-ën ishte rritja e rezervave të Kompanisë me 34%, krahasuar me një vit më parë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›