Suedia do të diskreditojë ata që shkojnë me prostituta
Autori i Lajmit: Redaksia
Stokholm — Të shkretët «torsk», ashtu siç i quajnë në baret e Stokholmit dhe Malmoes, meshkujt që shkojnë me prostituta, prej sot do të shkojnë në burg. Deri në gjashtë muaj heqje lirie nëse kapen me një prostitutë. Lajmi është konfirmuar nga ministrja e Drejtësisë, që për ironi të fatit, është një grua, Beatrice Ask. Ministrja suedeze propozon që policia tu dërgojë meshkujve një letër me një shenjë të veçantë të ngjyrosur për tu dalluar menjëherë nga fqinji, më pas nga gruaja apo mamaja e moshuar që hap derën pasi bie zilja. Ngjyrat e zarfit duhet të jenë “unike” në mënyrë që të dallohet se çfarë ka brenda në të. Qëllimi: “Diskreditimi i burrave tradhtarë përpara të afërmve”. Kështu e ka shpjeguar ministrja e Drejtësisë planin e ri të qeverisë së saj për gazetën vendase “Aftonbladet”. “Këta zotërinj do të diskreditohen përpara familjarëve dhe të afërmve të tyre, si një herë e një kohë ndodhte me kriminelët që ekspozoheshin në sheshin e qytetit”, - u shpreh zonja Ask. Po të njëjtën ditë gjatë edicionit të lajmeve në mbrëmje, ministrja shfaqet në televizor dhe thotë se propozimi i saj ishte vetëm në teori. Dhe menjëherë pasohet nga kritikat e opozitës, madje paraardhësi i saj socialdemokrat, Thomas Bodstrom, kërkon dorëheqjen e saj. Dikush arrin dhe flet për një krizë të mundshme të qeverisë. Ndërsa në blogje komentet janë pro dhe kundër. Ideja e zonjës Ask ishte e natyrshme që do të përballej me sulme shumë të ashpra, ashtu siç bëri në kohët e veta dhe «Sexkoplagen». Ky i fundit duhet ti jepte fund shfrytëzimit të prostitutave dhe e bëri me sukses. Nga vitit 1999-2002, sipas BBC-së, prostitutat suedeze pothuajse u përgjysmuan nga 2500 në 1500. Por problemi qëndron tek opinioni publik suedez dhe për implikimet që do të kishte dërgimi i një zarfi diskreditues në jetën familjare të mëpasshme. Nëse duan të shkojnë me prostituta, të paktën një veprim të tillë e “meritojnë”.
Ky lajm është publikuar: 25/03/2010