E Diel, 1 Nëntor 2026

Legalizimet, 2866 familjet që marrin tapitë në Vlorë



Agjencia e Legalizimit ka përfunduar dokumentacionin e plotë tekniko-ligjor, për personat që kanë vetëdeklaruar në qytetin e Vlorës. Gazeta boton sot emrat e 2866 përfituesve të parë, pasuritë e të cilëve i përkasin zonave kadastrale 8601,8603,8604. ALUIZNI bën me dije se qytetarët duhet të paraqiten pranë zyrës rajonale në Vlorë, për të tërhequr formularin e pagesës apo për të bërë kërkesën lidhur me mënyrën se si duan ta bëjnë këtë pagesë në bazë të ligjit të legalizimeve. Ky i fundit lejon që për parcelat brenda vijave të verdha, me sipërfaqe 1-300 m2, mund të shlyhet deri në 70% të vlerës me bono privatizimi kurse mbi këtë sipërfaqe përdorimi i bonos kufizohet deri në 50% të vlerës. Ndërsa për parcelat jashtë vijave të verdha, pagesa deri në 70% me bono mund të bëhet për sipërfaqet 1-500 m2.

LISTEN E PLOTE, MUND TA LEXONI NE FORMATIN PDF

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›