E Shtunë, 31 Tetor 2026

Evropa blu është e ardhmja më e mirë për qytetarët

Kryeministri Berisha përshëndet fitoren e të djathtës në çeki

“Fitoret e partive aleate të Partisë Demokratike të Shqipërisë janë, gjithashtu, një inkurajim i madh dhe mbështetje për qeverinë e Partisë Demokratike, për të ecur e sigurt në rrugën e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian”

Kryeministri i Shqipërisë z. Sali Berisha përshëndet përzemërsisht fitoren e thellë të koalicionit të partive të qendrës së djathtë, aleate të Partisë Demokratike të Shqipërisë, në Republikën e çekisë. Kryeministri Berisha e vlerëson këtë fitore si një dëshmi dhe besim të madh të qytetarëve çekë dhe të mbarë Evropës në vlerat e qendrës së djathtë.
Kjo fitore e thellë që rikonfirmon në pushtet qendrën e djathtë në çeki, - shprehet kryeministri Berisha, - është dëshmia më e sigurt dhe besimi më i madh që qytetarët e çekisë kanë tek partitë e koalicionit të qendrës së djathë, tek platforma e tyre, për të luftuar me sukses krizën ekonomike.
Fitorja e qendrës së djathtë më çeki, - deklaron kryeministri, - vijon fitore të tjera të mëdha të partive të qendrës së djathtë, si ajo në Britaninë e Madhe apo në Hungari, në një hark të shkurtër kohor. Këto fitore, theksoi kryeministri, - faktojnë se Evropa blu është e sotmja dhe e ardhmja më e mirë për qytetarët e saj.
Fitoret e partive aleate të Partisë Demokratike të Shqipërisë, - shprehet kryeministri, - janë, gjithashtu, një inkurajim i madh dhe mbështetje për qeverinë e Partisë Demokratike, për të ecur e sigurt në rrugën e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›