Evropa denon Izraelin
Vendet perëndimore kanë kritikuar vendimin e Izraelit për të përshpejtuar ngritjen e banesave të reja në Bregun Perëndimor dhe në lindje të Jeruzalemit.
Ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe, William Hague, e cilësoi lëvizjen e shtetit hebre si “provokative dhe të panevojshme”.
Franca dhe Gjermania gjithashtu theksuan se plani dëmton përpjekjet për paqe. Zëdhënësi i ministrisë së jashtme franceze Bernard Valero tha se ndërtimi "është një zgjidhje e paligjshme në të drejtën ndërkombëtare dhe është një kërcënim për zgjidhjen e dy shteteve ".
Izraeli lajmëroi për përshpejtimin e punimeve një ditë pasi Palestina fitoi anëtarësimin e plotë në organizatën kulturore të OKB-së, “UNESCO”.
‘Ndërtimi i banesave për kolonët hebre është i paligjshëm nën këndvështrimin e ligjit ndërkombëtar dhe përbën serinë e fundit provokative të Izraelit, një lëvizje që nuk i ndihmon aspak bisedimet për paqen”, është shprehur Hague, në një deklaratë ku përdoreshin tone veçanërisht të ashpra.
Më herët, kryeministri Izraelit, Benjamin Nenanyahu, kërkoi përfundimin sa më të shpejtë të 2 mijë apartamenteve të reja në territorin palestinez, në atë që u konsiderua gjerësisht si një lëvizje “hakmarrëse” pas vendimit të marrë në “UNESCO”.
Nga ana e tij, Presidenti i palestinez, Mahmoud Abbas, tha se “me këtë vendim të Tel Avivit, e vetmja gjë që përshpejtohet është shkatërrimi i bisedimeve të paqes”.
Më shumë se 500 mijë hebrenj jetojnë në banesa të ndërtuara në territorin e pushtuar. Këto vendbanime konsiderohen si të paligjshme nga ligji ndërkombëtar, edhe pse Izraeli nuk e njeh këtë nen.