E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franca Europa smund te prese me jave pergjigjen e referendumit grek

Kryeministri francez, Fransua Fijon, në asamblenë kombëtare franceze, ka deklaruar se “ duhet t’i kujtoj popullit europian dhe në veçanti atij grek, se nuk mund të jesh në Europë për të përfituar nga solidariteti i saj dhe nga ana tjetë t’i largohesh disiplinës që cdo komb duhet t’i përshtatet. Grekët duhet të kuptojnë se Europa nuk mund të presë me javë të tëra për përgjigjen e referendumit”.

“Grekët duhet ta thonë menjëherë dhe padyshime edhe nëse kanë menduar të qëndrojnë jashtë Eurozonës”, ka thënë kryeministri francez.

Ndërkaq burime nga Shtëpia e Bardhë kanë bërë me dije se presidenti amerikan Barack Obama nuk ka planifikuar asnjë takim me kryeministrin grek Papandreu.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›