E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siria pranon planin e Liges Arabe

Siria ka pranuar një plan paqeje të propozuar nga Liga Arabe, marrëveshje që duhet t’i japë fund më shumë se shtatë muajve të dhunës në vend, informoi Liga në një komunikatë të lëshuar për mediat pasditen e së mërkurës. Lajmi erdhi vetëm një ditë pasi drejtues të lartë të vendeve arabe u takuan në Kajro, në një takim të thirrur me urgjencë nga organizata.

Marrëveshja e arritur parashikon lirimin e të burgosurve politikë, tërheqjen e forcave të sigurisë nga rruga dhe bisedime mbi disa çështje të ndryshme midis qeverisë dhe opozitës.

Presidenti Bashar al-Assad ka ndjekur një politikë të ashpër dhe ka shtypur me dhunë revoltat e nisura në mars, ndërsa më shumë se 3 mijë persona kanë mbetur të vrarë në përleshjet me forcat e rendit. Disa tentativa ndërkombëtare për të ndërmjetësuar një zgjidhje të konfliktit sirian kanë dështuar.

Në fillim të tetorit, Kina dhe Rusia bllokuan një rezolutë të vendeve perëndimore, pasi sipas tyre, ajo “linte premisa” për një ndërhyrje të stilit libian.

 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›