Evropa e re - fiton aksi “Berlin-Paris”
Evropa më në fund ka një numër telefoni - siç pyeste dikur ironikisht edhe Kissinger-i. Por mund të pyetet, a do t’i interesojë ndokujt t’i bjerë këtij telefoni? Në krahun tjetër të receptorit, telefonuesi ka për të gjetur “çiftin e çuditshëm” Van Rompuy-Ashton; njëri, ekonomist katolik, me raporte të mira me botën e financës, kurse baronesha e Madhërisë së saj, me një curriculum diplomatik të konciz të kontinentit të vjetër: një vit si shef I tregtisë në vend të lord Mandelson. U deshën gati dhjetë vite të gjatë negociatash, referendume, këshilla dhe ndërmjetwsime gjersa mali të pillte një mi?
Sentimenti që mbizotëron, duke parë zgjedhjen e Presidentit si dhe të përfaqësuesit të politikës së jashtme dhe të mbrojtjes, të vjen një përzierje befasie dhe indinjate. Qe kërkuar shumë një figurë karizmatike që do të kishte mundësi për të lidhur marrëdhëniet e ndërprera (çka ishte e çertifikuar edhe nga abstenimi gjatë zgjedhjeve të fundit evropiane) midis BE-së dhe opinionit publik të shteteve të ndryshme. Më në fund, Evropa do të kishte një fytyrë. Në 2007 u tha se Evropa pa kalonte një krizë të moshë së dytë, që hynte në 50-vjeçarin e dytë të ekzistencës. Por ja që tandemi Van Rompuy-Ashton, që nuk duhet ta harrojmë se vjen nga një rikonfirmim i vështirë i Barroso-s, nuk bën gjë tjetër veçse konfirmon këtë vështirësi.
Mirëpo kërkohet të metabolizohet ky shock dhe të shikohet me një largesë nga situata, nga kjo zgjedhje jo fort e mirëpritur nga ndoca në Komisionin e BE-së dhe prej nga mund të rrjedhin tre konsiderata.
Para së gjithash, aksi Berlin-Paris u kthye në qendër të Evropës. Aksi u kthye, por tani duket se drejtoka Berlini. Gjermania e bashkuar doli nga minoriteti politik në të cilin ishte kthyer pas tragjedisë së nazizmit dhe më në fund vendosi ta transformojë gjigantizmin e vet ekonomik në forcë politike, të paktën në nivelin kontinental.
Edhe Franca merr diçka, por veprimi i Sarkozy-së atlantik që ia arriti të lidhej me lokomotivën gjermane, tani për tani pëlqen të drejtojë kontinentin e vjetër në bashkëpronësi dhe ngjan e vështirë të marrë më shumë. Kush flet për çiftin Merkel-Sarkozy si ato mëpërparshmet De Gol-Adenauer, Giscard-Schmidt dhe Miterand-Kohl do të kuptojë se shigjeta e busullës shkon drejt Berlinit, dhe në drejtim të Parisit. Zgjerimi i BE-së drejt lindjes kishte krijuar kushtet gjeo-politike për të lëvizur bari-qendra politika e Evropës.
Sentenca e Gjykatës së Karlsruhe-s dhe emërimi i Busek-ut si kryetar i parlamentit Evropian (i cili do të pasohet mbas dy vjetësh e gjysmë nga Schulz-i) kishte ravijëzuar kontornot e një aktivizimi të ri evropian të Gjermanisë së Merkelit. Edhe tani, zgjedhja e Van Rompuy është një fitore e Berlinit. Është e vërtetë se zgjedhja e Belgut nuk i vjen aspak keq Parisit zyrtar, çka mund të thotë se ka korrur sukses sepse dogji kandidaturën e Merkelit, Luksenburgasin Juncker. Por nuk duhet të harrojmë që Sarkozy kishte sponsorizuar Tony Bler, një kandidaturë që ishte avash-avash dërrmuar dhe refuzuar nga Merkel. Van Rompuy do të thotë triumf i dyshes Berlin-Paris për tre motive: garanton një frenim aspiratave të integrimit në BE të Turqisë (siç duan Sarkozy dhe Merkel), dhe i hap portat për një pushtim të mundshëm të Berlinit drejtimit të Bankës qendrore Evropiane (që skadon pas dy vitesh) dhe të Parisit që merr shefin e tregtisë së brendshme dhe të shërbimeve financiare të BE-së.
Pikërisht ky fakt të çon në refleksionin e dytë: roli i Londrës. Brown u prezantua në Bruksel duke mbrojtur një kandidat “të pamundur” në krye të Këshillit të Evropës, Tony Bler. Ish kuptuar se ish-kryeministri laburist qe një kandidat flamur, dhe këtë e kuptoi sigurisht Parisi, i cili nuk pranoi që një anglo-sakson të drejtonte për 5 vjet një dikaster si tregtia e brendshme dhe e shërbimeve financiare (ai që do të lirohet nga detyra është liberali anglez McCeevy), Brown ka marrë maksimumin, pra një përfaqësues të rangut të lartë të Mbrojtjes. Pra ka certifikuar që aksi Berlin-Paris mund të transformohet, të paktën nga pikëpamja diplomatike, në një direktorium me tre veta. Por në një mënyrë tjetër ka certifikuar edhe peshën specifike të Berlinit dhe Parisit, e cila sot është shumë më e madhe se Londra.
Në fakt, nuk arriti dot të imponohej me një kandidat me autoritet, sic mund të ishte Miliband (i cili do të kishte errësuar komplet Van Rompuy), dhe u kënaq me një të panjohurën Ashton, e cila është patjetër e ndjekur nga një shef shërbimi diplomatik Gjerman (kurse engjëlli mbrojtës i Van Rompuy do të jetë një francez, që do të drejtojë sekretarinë e fortë të Këshillit të Evropës).
Dhe në fund pika e fundit, pra është pika që u tregua e dobët:Italia. Italia del dy herë e mundur nga këto emërime, falimentimi i kandidaturës së D’Alemës, (që në të njëjtën kohë do të kishte qenë me peshë), dëshmon skarcitetin e lojës që u bë nga Italia në vendimmarrjen dhe emërimin në ndonjë post me rëndësi të një italiani. Edhe pse kishte një forcë parlamentare e dyta pas Gjermanisë, ata që e luajtën fillin ishin një francez (Daul, kryetari i grupit të Popullorëve të djathtë) dhe një gjerman (social-demokrati Schulz). Nuk është një rast që kandidatura e D’Alemës u dërrmua nga “fuqia e zjarrit mik” që vinte nga socializmi evropian.