E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

SHBA shpreson të rihapë ambasadën në Kiev deri në fund të majit

Ambasadorja amerikane në Ukrainë Kristina Kvien ka deklaruar në një konferencë për shtyp se shpresojnë që në fund të muajit maj të rihapin ambasadën në Kiev.

“Ne dëgjojmë profesionistët e sigurisë dhe kur ata të na thonë se mund të kthehemi, ne do të kthehemi”, tha Kvien.

Kujtojmë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuar mbylljen e ambasadës së tyre në kryeqytetin ukrainas pak pasi Rusia nisi luftën në Ukrainë.

Javën e kaluar, ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar në Ukrainë, Melinda Simmons, tha se ndihej “rehat” duke u kthyer në Kiev pavarësisht kërcënimeve ruse kundër diplomatëve në kryeqytetin ukrainas.

Ajo mbërriti në Kiev të premten, pas njoftimit se Britania do të rihapte ambasadën e saj në shenjë mbështetjeje për Ukrainën në mes të pushtimit të Rusisë, raporton Skynews.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›