E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Hungaria kundër sanksioneve ndaj naftës dhe gazit rus

Zëdhënësi i qeverisë hungareze Zoltan Kovacs ka shprehur qëndrimin e prerë të vendit të tij kundër embargos së BE për naftën dhe gazin rus.

Kovacs tha se Hungaria nuk e mbështet embargon ndaj naftës dhe gazit rus.

“Budapesti mbetet kundër vendosjes së një embargoje të BE-së për naftën dhe gazin e importuar nga Rusia. Qëndrimi hungarez në lidhje me çdo embargo të naftës dhe gazit nuk ka ndryshuar: ne nuk i mbështesim ato,” thotë ai, raporton BBC.

Një embargo totale ndaj dy lëndëve djegëse fosile ruse po shqyrtohet aktualisht nga Komisioni i BE-së për t’u përfshirë në raundin e tij të gjashtë të sanksioneve kundër Moskës.

Moska vazhdon të deklarojë se blerësit e huaj të gazit duhet të paguajnë në bankën e saj private, Gazprombank, e cila do të konvertonte çdo dollarë ose euro në rubla.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›