Evropa mbulohet nga dëbora, mbyllen aeroportet

Nga Irlanda e Veriut në Bullgari, kushtet atmosferike kanë shkaktuar anulime të shumta fluturimesh duke filluar që nga e premtja dhe duke vazhduar me të shtunën.
Dy aeroportet e gjigantë të Londrës, Heathrow dhe Gatwick, anuluan të gjitha fluturimet të shtunën, pas reshjeve të dendura të dëborës dhe ngricave. Policia gjithashtu ka bllokuar shumë rrugë përreth aeroporteve.
Anulime fluturimesh ka pasur edhe në aeroporte të tjera evropiane, nga Amsterdami në Holandë, Gjeneva në Zvicër, Munihu në Gjermani, Parisi në Francë, Kopenhageni në Danimarkë, etj.
Reshjet e dëborës të rëna në Irlandën e Veriut janë më të mëdhatë në 25 vitet e fundit. Ndërkohë që edhe Frankfurti vazhdon të mbulohet gjithnjë e më shumë nga dëbora, e cila ka shkaktuar ndërprerje fluturimesh dhe probleme në qarkullim./Start/Fatjon Prroni/
2010-12-18 16:40
[