Rusia: Zgjedhjetnë Kosovë ishintë paligjshme
MOSKE- Moska i quan të paligjshme zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të zhvilluara të dielën e kaluar, më 12 dhjetor në Kosovë. Deklarata ka ardhur nga zëvendës drejtori i departamentit të informacionit dhe shtypit në ministrinë e jashtme ruse, Alexei Sazonov.
“Ne nuk i konsiderojmë ligjore zgjedhjet që u mbajtën më 12 dhjetor në Kosovë, sepse ato janë organizuar nga autoritetet e republikës së vetëshpallur”- ka thënë dje për për gazetarët Sazonov.
Sipas Sazonov, “ suksesi i arritur në zgjedhje nga partitë ekstremiste radikale të shqiptarëve të Kosovës ngjall shqetësim. Vëzhguesit regjistruan një numër shkeljesh të rënda gjatë zgjedhjeve”
“Organizata ndërkombëtare shmangu certifikimin e zgjedhjeve në të cilën serbët që jetojnë në Kosovë luajtën një rol shumë të vogël”- shtoi ai, raporton agjencia e lajmeve ruse Itar Tass.
Përvec makinacioneve me listat e zgjedhësve, u regjistruan dhe përdorimi i fletëve të votimit të falsifikuara dhe votimi i një personi më shumë se një herë.
(s.g/BalkanWeb)