E Shtunë, 31 Tetor 2026

Manjani i bashkohet LSI-së: Rama më përjashtoi nga PS-ja

Gjatë një interviste për të përditshmen “Panorama”, Manjani deklaroi se “...zoti Rama nuk duroi kritikat e bëra nga unë dhe të tjerë në PS për humbjen e zgjedhjeve, për përçarjen e së majtës, për strategjinë e dështuar të djegies së mandateve, për mbajtjen peng të vendit me çështjen e sajuar të kutive, për rreshtimin e gabuar të partisë, veçanërisht të grupit parlamentar në dëm të interesave të vendit, për dështimet e njëpasnjëshme të politikës së tij të vitit të fundit”.

Manjani thekson se Ramën nuk e mbajtën dot nervat në mbledhjen e Asamblesë ku shpalli farsën e rikthimit të të ikurve, vendosi në heshtje përjashtimin e tij, sigurisht jo në mënyrë statusore por në mënyrë djallëzore.

“Kam thënë vazhdimisht se statuti e ligjet nuk kanë pasur ndonjëherë rëndësi për këtë njeri”, thekoi ai.

Manjani deklaroi se ka vendosur që pasionin dhe kontributin e mëtejshëm në politikë ta bashkojë me Lëvizjen Socialiste për Integrim, “tek e cila gjej çdo mundësi reale për të ushtruar pasionin për politikë dhe zgjeruar përmasat e lirisë politike të munguar”./Start/

                                                                                             2010-12-18 16:27
  [ 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›