Fier, dhunohet kambisti, i grabiten paratë

Policia lokale bëri të ditur se kambisti i dëmtuar është shtetasi Shefet Bregasi, i cili u ka deklaruar forcave të rendit se ishte sulmuar nga dy persona pa maska, por që nuk i njihte. Sapo i kanë marrë sasinë e parave, dhunuesit janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Policia tha se kambisti është qëlluar me tullë në kokë, ngjarje kjo e ndodhur në lagjen “Kastrioti” të qytetit të Fierit. Policia tha se po zhvillon hetime për identifikimin e autorëve të ngjarjes. Kambisti është dërguar në spital jashtë rrezikut për jetën.
2010-12-19 08:45
[