E Shtunë, 31 Tetor 2026

Evropa, më e pasur se Amerika Veriore

Evropa është rajoni më i pasur në botë dhe si pasojë e krizës botërore ekonomike ka lënë pas edhe Amerikën Veriore, tregojnë rezultatet e investigimit të firmës kosultante "Boston Konsalt Grup". Sipas investigimeve pasuria botërore, e matur në aktiva nën drejtimin menaxhues është ulur vitin e kaluar për 11,7 për qind, në krahasim me atë paraprakun prej 104,7 trilionë dollarësh në 92,4 trilionë dollarësh. Kriza globale ekonomike mori pjesën më të madhe të pasurisë së Amerikës Veriore, plot 21,8 për qind dhe e solli në nivel prej 29,3 trilionë dollarësh. Pasuria në Evropë është ulur vetëm për 5,8 për qind në 32,7 trilionë dollarë që e klasifikon si kontinentin më të pasur në botë. Amerika Veriore është në vendin e parë sipas numrit të milionerëve, numri i të cilëve arrin në katër milionë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›