E Diel, 1 Nëntor 2026

Evropa "ngrin" anëtarësimin e Serbisë

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiç, kritikoi ditët e fundit Bashkimin Evropian, sepse ka "ngrirë" anëtarësimin e Serbisë në këtë organizëm, edhe pse ajo arrestoi kriminelin e shumëkërkuar të luftës Radovan Karaxhiç. "Që nga arrestimi i Karaxhiçit, BE-ja nuk i ka dërguar Serbisë absolutisht asnjë sinjal pozitiv", i tha Jeremiçi revistës gjermane "Shtern", duke theksuar se njerëzit në Serbi kanë të drejtë të shqetësohen, nëse në këtë drejtim nuk ndryshon asgjë.

"Ne fituam, por..."

"Njerëzit na zgjodhën neve, sepse u premtuam atyre perspektivën evropiane. Por, megjithatë, në qoftë se ata duan të udhëtojnë për në Berlin ose Barcelonë, u duhet të vendosen në radhët e gjata para konsullatave të huaja, për të marrë vizë", theksoi shefi i diplomacisë serbe. Edhe përfaqësues të lartë të partive të opozitës në Serbi kanë të njëjtin mendim si Jeremiçi. Deputetja e partisë opozitare "Nova Srbija" (Serbia e re), Aleksandra Jankoviç, vuri në dukje se Jeremiçi, më në fund, ka thënë pikërisht atë që i përgjigjet realitetit. "Më habit fakti se si ai (Jeremiçi) nuk e ka vënë re këtë deri tani. Apo është naiv dhe nuk e sheh se, me kalimin e kohës, BE-ja po i na shton kushtet apo kjo është mungesë e përvojës së tij dhe e moshës së re që ka? Duket se, edhe pas arrestimit të papritur të Karaxhiçit, që është i akuzuari numër një, kushtet në listën evropiane po shtohen", tha ajo.

Reagimet e tjera

Borko Iliç, nënkryetari i DSS-së (Demokratska Srbska Stranka/Partia Demokrate Serbe), nga ana tjetër, vuri në dukje se Serbia është ende larg BE-së, duke shtuar se për këtë që po konstatohet tani, partia e tij ka paralajmëruar prej kohësh. "Duke ulur veten dhe duke plotësuar pa kushte kërkesat e BE-së, ne nuk bëjmë gjë tjetër veçse zhvleftësohemi, gjithnjë e më shumë, në sytë e BE-së", tha ai, duke shtuar se e gjithë ajo që ju premtua njerëzve në Serbi, për hyrjen e shpejtë në BE ishte një gënjeshtër e madhe që u shërbeu partive të caktuara të vinin në pushtet dhe të grabisnin sa më shumë nga ndërmarrjet publike që i kanë mbetur shtetit". Zoran Krasiç i Partisë Radikale, nga ana e tij, vë në dukje se rruga e Serbisë deri te portat e BE-së po rritet gjithnjë e më shumë. "Ajo që tha Jeremiçi, është e vërtetë, veçse ai nuk tha se në BE është vendosur prej kohësh që Serbia nuk do të bëhet kurrë anëtare e BE-së.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›