Kryeministri i Kinës premton investime në Shqipëri

Takimi u zhvillua në Varshavë të Polonisë, ku po mbahet forumi ekonomik midis vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore dhe Kinës.
Gjatë takimit me kryeministrin kinez, vendi më i madh në botë për zhvillimin ekonomik, Haxhinasto nënvizoi se duhet të gjenden rrugët se si projektet e sotme, të kthehen në realitet në një kohë sa me të shkurtër. “Tashmë ka mjaft kompani kineze që janë të interesuara për tregun shqiptar, por kërkojmë që interesi dhe investimet kineze të rriten më tej në fusha të tilla si: energjia e pastër, burimet minerare, turizmi, etj”, tha Haxhinasto.
Ndër projektet konkrete u përmendën hidrocentrali i Skavicës, zona industriale, portet, etj. “Është shumë e rëndësishme që të rriten shkëmbimet njerëzore, duke patur parasysh se ato tashmë kanë një traditë të krijuar në kohë. Në këtë aspekt do të ndihmojë edhe hartimi i platformave konkrete për bashkëpunimin në fushën e arsimit, duke veçuar shkëmbimet studentore, institucionet për mësimin e gjuhës kineze, etj”, vijoi kryediplomati shqiptar. Kryeministri kinez Wen Jiabao u shpreh se është parësore që bashkëpunimi ekonomik të zhvillohet më tej në fusha të tilla si: infrastruktura, hidrocentralet, portet, apo zonat industriale.
Në drejtim të bashkëpunimit në fushën e arsimit, ai tha se vlerëson përpjekjet e Shqipërisë për përhapjen e kulturës dhe gjuhës kineze dhe hapjen e shkollës së Konfucit në Shqipëri. “Po ashtu, ne po punojmë që të rritet edhe numri studentëve shqiptarë që të studiojnë në Kinë, apo kinezëve që të vijnë në Shqipëri. Rritja e kontakteve dhe shkëmbimeve njerëzore, do të jetë një shtysë edhe për rritjen e turistëve kinezë, që do të vizitojnë Shqipërinë. Në takim, ndër fushat e bashkëpunimit u identifikuan: infrastruktura, energjia, turizmi, arsimi etj”, theksoi Jiabao.
Në kuadër të punimeve të këtij forumi, Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, pati një takim edhe me Ministrin e Jashtem Yang Jiechi, ku u diskutua për bashkëpunimin midis dy vendeve. Gjatë bisedës, Ministri i Jashtëm Kinez ftoi për një vizitë në Republikën Popullore të Kinës, ministrin Haxhinasto, ftesë e cila u pranua më kënaqësi. /Start/
2012-04-27 11:41