Dy në pranga, trafikonin emigrantë marokenë në Mal të Zi

Operacioni i koduar “Stafeta”, përfundoi me arrestimin e Fatmir Cahanit, 44-vjeç , dhe Bashkim Brahimi, 25-vjeç, banues në Tiranë.
“Operacioni, që bëri të mundur arrestimin e këtyre dy shtetasve, u zhvillua pas grumbullimit të informacioneve nga strukturat e Policisë së Shtetit, në kuadër të punës për parandalimin e goditjen e kontrabandimit të migrantëve nga vendet e treta për në shtetet e Evropës Perëndimore. Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, strukturat e luftës kundër trafiqeve organizuan punën për kapjen në flagrancë të këtyre shtetasve. Si rezultat i ndjekjes së vazhdueshme u bë e mundur kapja në flagrancë e tyre, teksa me mjetet e tyre me targa Tr 9586 L dhe Tr 4833 S, po transportonin dhe tentonin të kalonin në drejtim të Malit të Zi në mënyrë të paligjshme 6 shtetas klandestinë me origjinë nga Maroku”, bëri me dije zëdhënësja e Policisë së Shtetit, Klejda Plangarica.
Ndërkohë strukturat e Policisë së Shtetit vazhdojnë punën për dokumentimin e autorëve të tjerë bashkëpunëtorë në këtë veprimtari kriminale. Ky operacion është pjesë e një hetimi të gjatë të kryer nga strukturat e Policisë së Shtetit, duke bashkëpunuar ngushtë edhe me vendet e rajonit, që përdoren si tranzit për kontrabandimin e migrantëve nëpërmjet vendit tonë. /Start/
2012-04-27 14:47