E Shtunë, 31 Tetor 2026

Evrope-Rusi, kjo perpjekje e pashprese

Nga John Vinocur

Nuk ka asnje Lufte te re te Ftohte, vazhdon te thote bota, dhe ky eshte nje lajm i mire. Nga ana tjeter, me 5 maj, 4 aeroplane interceptues franceze "Mirage 2000" do te vendosen ne Islande me nje mision per t'u takuar me bombarduesit jo edhe aq te mirepritur ruse, qe do te depertojne ne hapesiren ajrore te fqinjeve. Franca, e cila do te dislokoje aeroplanet deri ne fund te qershorit, eshte vendi i pare qe dergon aeroplane luftarake per te mbikeqyrur hapesiren ajrore te Islandes, sipas nje plani rotacioni te NATO-s, i cili do te perfshije SHBA, Danimarken, Polonine dhe Spanjen gjate dy viteve te ardhshme.

Bombarduesit ruse, te cilet kane bere paraqitjen e tyre me te fundit prane Islandes me 19 mars, fluturojne ne te njejten rruge qe benin aeroplanet sovjetike ne ditet me te keqija kur ata bene fluturime te rregullta (mbase te ngarkuar me arme berthamore) mbi Atlantikun e veriut.

Bjorn Bjarnason, ministri islandez i Drejtesise, i cili dublon si njeriu i ngarkuar me mbrojtjen e vendit, Islanda eshte i vetmi vend anetar i NATO-s pa forca te armatosura, deklaroi se ambasadorit rus ne Reikjavik i eshte kerkuar te shpjegoje qellimin e fluturimeve aktuale (13 ne teresi prej fundit te 2006). Pergjigjja ishte thelbi i Rusise qe po rigjallerohet: Mesohuni me ato. Pastaj, tha Bjarnason, ambasadori u drejtua nga i zoti i shtepise per te lexuar nje deklarate te lidhur me kete bere ne muajin gusht nga Vladimir Putin. Fundi i diskutimit. Ketu ka disa gjera jashtezakonisht ironike.

E para eshte qe Forca Ushtarake Ajrore Amerikane, mendonte se kishte gjera me te mira per te bere ne nje bote qe ndryshon vazhdimisht (dhe duke injoruar mesymjen ruse per influence dhe energjine ne veriun e larget), duke larguar nga baza e saj e Keflavikut, aeroplanet e saj interceptues, 18 muaj me pare, duke i dhene fund nje pranie te vazhdueshme prej Luftes se II Boterore.

Ironia e dyte eshte akoma me shume torturuese. Ndersa interceptuesit franceze arrijne te sinjalizojne, ne fluturim nese eshte e nevojshme, qe bombarduesit ruse nuk jane mjaftueshem aq larg per te hyre pa paralajmeruar ne hapesiren e mbrojtjes se NATO-s, Bashkimi Evropian planifikon te rihape bisedimet mbi marreveshjen e "partneritetin" e tij te pergjumur me Rusine. Franca, e cila do te marre ne muajin korrik presidencen e radhes se BE-se, mund te jete esenciale ne drejtimin e valles.

Partneriteti. Nocioni i madh ishte ky: Me Dimitrij Medvedev qe merr postin e Presidentit te Rusise me 7 maj, cfare shans i mire per te hedhur nje drite te re ne marredheniet BE-Rusi? Nuk ka kohe me te pershtatshme se kjo tani per te shperfillur nje zgjedhje te quajtur te pandershme nga vezhguesit nderkombetare, kercenimeve me raketa te Putinit dhe presionit energjetik te drejtuar ndaj vendeve te vogla anetare te BE/NATO nga Evropa Lindore.

Por, Putin eshte duke u sjelle si nje bos, duke kerkuar perparesine e tij si kryeminister i zgjedhur, duke e rizgjedhur vetveten javen e kaluar si president te partise politike qeverisese. Kjo levizje nuk perputhet me planin e lojes se "partneritetit" te BE mbeshtetur mbi argumentin/nocionin/deshiren qe nje Medvedev jo i nenshtruar mund te ishte nje misherim i Juri Andropovit, i njohur si udheheqesi "liberal" sovjetik, i cili donte uiskin dhe xhazin, i gatshem per te arsyetuar dhe bere biznes.

Ka pasur madje nje nxitje te tipit "si te fitosh nje mik" te degjuar ne veshet ruse: Medvedev do te kishte ratifikuar reformen e Marreveshjes Evropiane per te Drejtat e Njeriut, duke i dhene fund refuzimit te Moskes ndaj ndryshimeve, te cilat do te thjeshtonin punen e gjykates evropiane per te drejtat e njeriut. Nenteksti i fshehte: Nese Medvedevi do te pranonte kete ide, kjo veshtire se do te trondiste thelle situaten e moszbatimit te ligjit ne Rusi, sepse te 47 gjykatesit e kesaj Gjykate tani jane ulur mbi nje mal me 100000 ceshtje te pazgjidhura.

Por fakti eshte gjetke. Ai thote se nje marreveshje "partneriteti" nuk do te miratohet nga vende te tilla te BE-se si Polonia dhe Lituania pa nje karte te forte energjetike qe do te jepte rregullat, te cilat do ta benin Rusine shume me ngurruese per te frikesuar fqinjet e saj me nderprerjet e furnizimeve te gazit ose naftes. Kjo eshte nje enderr e bukur.

Sic jane aktualisht gjerat, Agjencia suedeze per studimet ne fushen e Mbrojtjes thote se jane 55 ndalesa te motivuara politikisht te furnizimeve me energji nga Rusia prej 1992 deri ne 2006. Qeveria estoneze numeron 41 raste vitin e kaluar kur Rusia lidhi kerkesat politike me furnizimet energjetike drejt vendeve te tjera. Sigurisht, nuk ka asnje Lufte te Ftohte te re, dhe kjo eshte shume e mire. Problemi eshte se ajo qe e ka zevendesuar ate, ndonese nuk eshte nje kopje, duke familjare.

Ka nje fotografi te bukur dhe unike ne faqet e para te gazetave javet e fundit te ministres shtatzene spanjolle te Mbrojtjes, Carme Chacón, duke kaluar ne reviste trupat. Atje kishte edhe, nese ju lexoni gazetat gjermane, nje halucinacion nga Associated Press: Ministri i Jashtem Frank-Valter Steinmeier duke u fshehur, veshur nje xhakovente me ngjyra te ndezura te Boston Red Sox tek ecte permes Fenuay Park. Steinmeier eshte nje kandidat potencial per postin e kancelarit per Partine Socialdemokrate ne zgjedhjet gjermane te vitit te ardhshem. Ai eshte perpjekur vazhdimisht per te nxjerre ne pah vetveten gjate 2 viteve te fundit permes nje qendrimi te distancuar ndaj Amerikes. Ai shfrytezoi nje audience ne Harvard per te thene se SHBA eshte aleati esencial i Gjermanise, c'ka tingellon pikerisht e kunderta ndaj qendrimit te baraslarguar midis Amerikes dhe Rusise, per Evropen, te cilin ai e mbeshteti ne nje fjalim te mbajtur muajin e kaluar perpara socialdemokrateve ne Berlin. Supozimi ishte qe amerikanet e trashe nuk do ta kishin vene re kete. Ne te njejten menyre qe askush jashte Gjermanise, si Hillari Klinton ose Xhon Mekkein, do te kishte lexuar qe ky mik delikat i Amerikes e filloi biseden e tij ne Cambridge me frazen e Barack Obames, "Po, ne mundemi".

Me t'u zgjedhur Kryeminister, Silvio Berluskoni ftoi Vladimir Putinin te ishte i ftuari i tij i pare i huaj, realisht, jo ndonje gje e madhe, sepse ndjenjat mbizoteruese per interesat e veta te Silvio Berluskonit e izolojne Italine nga cdolloj iluzioni tjeter. Aktualisht, duke marre pushtetin mbi nga nje koalicion i qendres se majte i paralizuar, Berluskoni mund te dergoje nje brigade shtese italiane ne Afganistan dhe te beje qe ajo te angazhohet me shume ne luftime. Ne shkembim te nje roli me te madh Italian ne diskutimet evropiane mbi Iranin, lidhur me programin e tij berthamor, ai madje mund te bindet qe Italia, partneri i dyte tregtar me i madh i Iranit, mund t'i bashkohet sanksioneve perendimore kunder mullave, qe, sipas te gjitha gjasave, do te shkaktonin rezistencen ruse dhe kineze.

Duke folur mbi kete mundesi, nje ish-zyrtar italian me tha se injoroj faktin qe Italia ka dy politika te jashtme. Njera, tha ai, perfshin qeverine, dhe tjetra ENI, gjigandin energjetik italian, i cili eshte angazhuar shume ne Iran. Ne rast te nje opsioni te ndryshem, tha ai, atij nuk i kujtohej qe ENI te kishte humbur ndonjehere.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›