Nje qeli ne Britani, ose jete pa telashe
Televizore, telefona celulare, ushqimi i mengjesit qe sherbehet ne shtrat, droge dhe madje prostituta - jeta ne burg eshte kaq "pa telashe", sa qe te burgosurit nuk kerkojne fare t'ia mbathin. Ne nje interviste per "Daily Telegraph", Glyn Travis, zv/sekretar i Pergjithshem i Shoqates se Gardianeve Pensioniste, tregon se te denuarit paguhen gjate kohes se burgimit, kane nje shtrat, televizor ne te gjitha qelite, TV me satelit ne pjesen me te madhe te mjediseve te perbashketa, telefon falas, shpesh mengjesi iu sherbehet ne shtrat dhe perfitime kesh per "sjellje te mire".
"Drogat hyjne ne sasi kaq te madhe, sa qe ne burg jane edhe me te lira", theksoi ai. Sistemi i burgjeve ne Angli dhe ne Uells, prej vitesh ne krize, per nje kohe te gjate ka pasur edhe nje mbingarkese te vazhdueshme, qe ne mes te vitit 2007 e detyroi qeverine te marre si mase te perkohshme lirimin e disa qindra te burgosurve para shlyerjes se denimit. "Nuk eshte mire qe te burgosurit te lehtesohen duke iu dhene rregullisht nje meny ku te zgjedhin dhe te kene nje jete pa telashe, vetem e vetem qe keshtu te mos kerkojne t'ia mbathin", i tha radios BBC4 Glyn Travis, zevendessekretar i Pergjithshem i Shoqates se Gardianeve Pensioniste, duke theksuar se sistemi i burgjeve po kalon nje "krize te thelle". Sipas tij, shume here disa njerez kane arritur te hyjne nga jashte ne nje burg te Jorkshairit duke u kacavjerre mureve rrethuese me shkalle, per te futur brenda droge dhe telefona celulare. Ai tha gjithashtu se shume here ishin kapur edhe prostituta.
Te burgosurit qe kane perfituar nga keto shkelje, "ishin indiferente sa i takon arratisjes (...) dhe nuk i shfrytezuan mundesite, as pergatiten ndonje plan per t'ia mbathur, sepse jeta ne burg eshte kaq pa telashe", pohoi ai. "Nese njerez nga jashte arrijne te vendosin shkalle ne muret rrethuese gjate nates, ata mund ta bejne kete edhe diten dhe keshtu nje i burgosur e ka mjaft te lehte te arratiset", shtoi Travis.
Statistikat e fundit te ministrise se Drejtesise te Britanise se Madhe qe u publikuan sot, flasin per 82.319 te burgosur - numri me i madh i arritur ndonjehere, ndersa kapaciteti eshte 83.048. "Ne disa burgje ka edhe zona te ndaluara, sepse te burgosurit atje kane kontroll te plote mbi gjithcka. Personeli eshte i pamjaftueshem", tha z. Travis ne BBC 4. Nje zedhenes i ministrise se Drejtesise reagoi dhe verejti se sistemet e ashpra as rehabilitojne dhe as pakesojne perseritjen e krimeve. "Nuk eshte aspak e vertete se ne burgje ka zona te ndaluara per personelin", tha ai. "Disa te burgosur orvaten te arratisen, por sherbimi i ndeshkimit njihet per namin qe ka sa i takon pengimit te arratisjeve te tilla". Nderkaq, zedhenesi i opozites konservatore per fushen e drejtesise, Nik Herbert, pohoi fjalet e z. Travis dhe kerkoi "nje riorganizim qe nga themelet", te sistemit te burgjeve.