E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gazetari kosovar akuzohet per mosperfillje te Tribunalit

Baton Haxhiu denohet nga gjykata e Hages me 7 mije euro gjobe

Gjykata Nderkombetare per Krime te Luftes ne ish-Jugosllavi, shpalli fajtor dhe e denoi me gjobe prej shtatemije eurosh, gazetarin nga Prishtina, Baton Haxhiu. Ai u denua per "mosperfillje te Gjykates dhe rrezikim te sigurise se deshmitarit dhe familjes se tij". Prokuroria e Gjykates se Hages kishte kerkuar denimin e tij me 15 mije euro, nen akuzen per publikimin e emrit te nje deshmitari te mbrojtur ne procesin gjyqesor kunder ish- kryeministrit te Kosoves, Ramush Haradinaj. Ne, muajin prill te ketij viti, zoti Haradinaj u shpall i pafajshem per te gjitha akuzat e ngritura kunder tij nga Gjykata e Hages. Gazetari Haxhiu, ish-drejtor i gazetes se perditshme "Express" ne Prishtine, ka deklaruar gjate procesit gjyqesore se eshte i pafajshem dhe se "identiteti i deshmitarit te mbrojtur i permendur ne nje tekst te tij, ishte i njohur per te gjithe. Gjykatesi Alfons Orie, duke lexuar vendimin per denimin e tij, tha se publikimi i identitetit te deshmitarit ne artikullin e Baton Haxhiut, ka rrezikuar ate dhe anetaret e familjes se tij, si dhe ka penguar procesin gjyqesor ndaj Haradinajt dhe te tjereve. Por gjykata ka marre parasysh edhe sic thuhet, bashkepunimin e zotit Haxhiu, i cili ne te kaluaren ka marre pjese ne cilesine e deshmitarit ne procesin kunder ish-presidentit jugosllav, Sllobodan Milloshevic. Zoti Haxhiu eshte njeri nga tre personat e akuzuar per shperfillje te Gjykates, po keshtu akuzohet dhe ish-ministri i Kultures ne qeverine e Kosoves, Astrit Haracija dhe keshilltari i tij, gazetari Bajrush Morina.

Akuza

"Veprimi i Haxhiut mund te kishte rrezikuar sigurine e deshmitarit dhe familjes se tij dhe gjithashtu demtoi urdhrat e Tribunalit per masa mbrojtese dhe kishte ndikim shkurajues ndaj bashkepunimit te deshmitareve me Tribunalin", tha gjykatesi i Hages, Alfons Orie.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›