E Diel, 1 Nëntor 2026

Vritet me pistolete 29-vjecari ne porten e shtepise

ELBASAN - Ekzekutohet me plumba ne zemer dhe ne koke nje i ri nga Elbasani. Erion Isai, 29 vjec, me banim ne lagjen Haxhias, u vra me pistolete me silenciator pak metra larg pragut te shtepise, ne lagjen Kala. Nga burimet zyrtare te policise se Elbasanit behet e ditur se vrasesit i kishin zene prite te fshehur pas murit te nje ndertese ne rrugicen e lagjes. Ekzekutimi eshte kryer ne distance fare te afert, ku Erion Isai eshte qelluar me dy plumba nga prapa dhe nje plumb tjeter i eshte gjetur ne goje, por pa e demtuar ate. Pasi jane siguruar per vrasjen, autoret jane larguar me shpejtesi nga vendi i ngjarjes, te ndihmuar edhe nga erresira e nates dhe kthesat e shumta te lagjes Kala. Grupi hetimor, qe shkoi ne vendngjarje, ka administruar provat materiale dhe shkresore dhe pas ekzaminimit te kufomes ekspertet konstatuan se shtetasi 29-vjecari Isai eshte ekzekutuar me pistolete ne distance te afert. Bazuar edhe nga deshmite e fqinjeve, mendohet se ekzekutimi eshte kryer me silenciator, nderkohe qe hetuesit kane ndertuar edhe skemen e krimit. Sipas te dhenave te marra pas hetimit te policise, 29-vjecari ka qene ne nje lokal ne periferi te Elbasanit, ne shoqerine e dy shokeve te tij. Rreth ores 00:30, ata jane larguar dhe shoket e kane percjelle Erionin me makine deri te rrugica me kalldrem, e njohur si rruga e Jasharit. Ndersa ata jane larguar, ai ka vazhduar rrugen i vetem ne drejtim te shtepise. Vrasja duket se ka qene e paramenduar dhe e mirorganizuar. Autoret kane survejuar levizjet e Erionit dhe i kane zene pusi, pas nje ndertese ne rrugicen me kalldrem, shume prane deres se shtepise. Ne cilesine e proves materiale, policia ka sekuestruar kater gezhoja fishekesh te dala nga nje arme zjarri, tip pistolete. Ende jane mister shkaqet e kesaj vrasjeje. Erioni njihej nga te gjithe si nje djale i sjellshem, korrekt dhe teper i edukuar. Grupi hetimor eshte duke investiguar ne disa pista njeheresh, ne ate te vrasjes per qellime te dobeta per ndonje lidhje te mundshme te autorit me ndonje vajze, ne pisten e vrasjes per grabitje dhe ate te ekzekutimit per arsye banale. Menyra e vrasjes dhe organizimi i atentatit kane bere qe hetuesit te besojne se ekzekutimi eshte kryer per nje motiv te forte. Nje nga deshmite e administruara nga hetuesit eshte edhe fakti se diku prane lagjes ka qene e parkuar nje makine "Benc" me ngjyre te zeze, e cila rreth ores 00:30 eshte pare te largohet me shpejtesi nga kryqezimi. Te gjitha provat dhe te dhenat po administrohen nga policia dhe grupi hetimor. Ky ishte atentati i pare per kete vit ne qytetin e Elbasanit. Deri tani policia ka mundur te zbuloje 100% autoret e krimeve kunder personit.

Burime policore pohuan se vrasja eshte kryer ne bashkepunim. Atentati ka qene i paramenduar dhe e mirorganizuar. Salla operative e policise eshte lajmeruar ne oren 01.00. Telefonuesi ka treguar se ne rrugicen e lagjes "Kala" ndodhet i shtrire nje shtetas. Ne vendngjarje ka shkuar furgoni i grupit te gatshem. Policet kane gjetur te vdekur, te shtrire permbys, nje person. Pak caste me vone ka arritur grupi hetimor, i cili ka identifikuar kufomen. Sherbimet e policise jane vene ne alarm. Policia ka rrethuar zonen perreth dhe ngritur postblloqe ne hyrjet dhe daljet e qytetit. Kerkimet kane vazhduar gjate gjithe nates dhe dites se djeshme. Megjithate, ende nuk eshte bere i mundur identifikimi dhe kapja e autoreve.

Shoqerohen disa shtetas, ende mister shkaqet

Policia e Elbasanit ka organizuar punen per identifikimin dhe kapjen e atentatoreve. Shefi i komisariatit Gjelosh Prendi u shpreh se "menjehere pas ketij krimi eshte ndertuar skema operative per zbulimin dhe kapjen e autoreve. Ne polici jane shoqeruar disa shtetas, te cilet kane dhene deklarimet e kerkuara. Bazuar ne prova dhe deklarime do te ndertohet edhe puna per zbulimin e autoreve te krimit. Mendojme se kapja e tyre eshte ceshtje kohe".

Fatos Salliu

TRAGJEDIA NE KORRENT

VIKTIMAT


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›