Grupi i PS: Marrëdhënie të kushtëzuar me Kuvendin
Vendimi është marrë sot në mbledhjen e grupit parlamentar, mbledhja e të cilit përfundoi orët e pasdites.
“Grupi PS vendosi që duke filluar nga dita e nesërme grupi socialist kushtëzon marrëdhëniet ndaj parlamentit duke mos votuar asnjë ligj. Grupi do të përgatisë axhendën në lidhje me marrëdhëniet me parlamentin”, tha kreu i grupit kuvendor Gramoz Ruçi, pas mbledhjes.
Sipas tij, të gjitha masa vijnë për shkak të maxhorancës, e cila nuk ka treguar vullnet politik për të zgjidhur kërkesat e opozitës.
“Grupi i PS diskutoi me shumë shqetësim lidhur me hapat e fundit të qeverisë, ndryshimi i rregullores së parlamentit që bën uzurpimin e organeve të drejtësisë dhe Gjykatës së Lartë dhe projektligji në financat publike gjë që con në një kontroll, paralizim financiar të gjykatave, të SHISH-it të OJQ-ve dhe deri te institucioni i Presidencës“ u shpreh Ruçi.