E Shtunë, 31 Tetor 2026

Evropianët kërkojnë rregullimin e tregjeve

Berlin- Evropianët e G20-s të mbledhur sot në Berlin ranë dakord për një rregullim dhe një mbikëqyrje të të gjithë aktorëve të tregjeve, përfshirë fonde të investimeve spekulative (hedge funds), njoftuan burime qeveritare gjermane. Evropianët janë të gjithë dakord për faktin se "asnjë treg financiar, asnjë produkt financiar, asnjë aktor i tregjeve nuk mund të veprojë pa rregullim ose mbikëqyrje", njoftuan këto burime.

"Kërkesa për një rregullim të drejtpërdrejtë të hedge funds-eve nuk është vënë më në dyshim nga asnjë prej pjesëmarrësve", shtuan ato. Fondet spekulative akuzohen vazhdimisht se kanë, kontribuar, me ekzistencën e tyre të shkurtër dhe me papërshkueshmërinë e tyre, në krizën financiare ndërkombëtare. Deri tani, britanikët duken të rezervuar për rregullimin e tyre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›